Fryma poetike e së dielës me poeten ;-Brunna POETJA
BËJ SI TË DUASH
——————————-
Në këtë botë të përjetshme, askush nuk qe i përjetshëm
Gjithçka do ta lëmë mbi varr, veç emrit të pavdekshëm
Çdo kush do t’kujtohet për keq apo për mirë
Njerëzit do t’flasin për ty si të kenë dëshirë.
Në qofsh djall do t’pështyjnë mbi varr
Dhe në qofsh engjëll do të ngrejnë lapidar
Nëse fjalët mbas vdekjes për ty s’kanë rëndësi
Mendo që kush bëri keq, s’gjeti kurrë qetësi.
Nuk gjeti qetësi as mbi tokë dhe as nën tokë
I pagoi të gjithë mëkatet dhe mallkimin mori në tjetrën botë
Është zgjedhja jote , bëj si të duash
Në do fund të lumtur , mos bëj keq , që t’mos vuash!
(B.Softa)
/www.qendrapress,com/