E mërkura poetike me poeten;-Kimete DURMISHI

KOSOVË E MJEGULLUAR

Rrugëtimin nëpër mjegull Dardani ndaloje

Tërthur e mbrapsht biletën po ta prejnë

Dielli prapa reve syrin nuk e ka hapur

Ylberi mjegulluar në heshtja vajton

Kosovë të vërshuan vampirët e etur

Gjaku yti pse kundërmon më ndryshëm

Të përndjekin hienat rreth e rrotull

të duan te ndarë krejt copë e copë

Kosovë o më i bukuri vend

Gurët e margaritarta vetëm mbi ty rritën

/www.qendrapress.com/