Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI
Kudo që të jemi një pikë takim kemi
————————————-
E si mund të shtjerrë dashuria
Kur fryma e shpirtit mat dhembje
Mesnata tradhtisht mund të drithërojë
Varret e të parëve që të ngrisin zërin
Si një protestë për dashurinë e at-dheut.
Kalërojmë nëpër brezni për të dëshmuar
Besnikërinë si traditë e po kështu kur nuk e mësuam
As folenë e as ku i la vezët qyqja që po troket
Në çdo skutë të shpirtit tonë për ta mundur besën e dhënë
Kudo që të jemi një pikë takimi këtu e në At-dhe
/www.qendrapress,com/