Çaste poetike me poetin:-Qazim THAÇI / Nuk mund të mos vdes për yllësin Tuaj/Të madhit Bekim Fehmiut/

Nuk mund të   mos vdes për yllësin Tuaj

/Të madhit Bekim Fehmiut/

—————————-

Sonte në teatrin tim shpirtëror

Të ndaj rolin kryesor

Bekim, jo për madhështinë tënde

Por për amanetin unikat

———————

Bekim,sonte edhe mund te dehem

Mes tempullit të kryeengjujëve dhe Rrapit

Mund të jem maestro finok

Por nuk mund të mos vdes për yllësin Tuaj

————————————

Bekim ,si rrugëton i vetëm kah Joni

Si ndrit Arbërinë pas Moisiut

Si ndan dhembjen e kombit

Mes shqipes e madhështisë

————————-

Bekim po zambakët e Prizrenit

A amshohen deri në Adriatik

Kur Onufri te falë sy Odiseu.

A të mungon kënga e Vaçe Zelës

————————–

Bekim, jo për madhështinë tënde

Por për ndjenjën e shpirtit tim

Të fal kryerolin e sofrës sime

I pavdekshëm deri në yllësi

/www.qendrapress.com/