Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina TREBICKA
TAKOHEMI TË DIELË!
—————————————
Fle ndjenja jonë mbi një shtrat resh
dhe ëndrrat të dy i shohim aty
Kur sytë i mbyll… nga ëndrra del ti
kur dua të të prek fshehur je diku
Fluturojnë ditët varur nën krahët e diellit
Enden ngado të gjejnë shpirtin tim
Takohemi të diel pëshpëritin ato
se vetëm të diel shpirti rilind…
Bota është e gjitha brenda nesh
kur ëndrra zgjohet, bota qan dhe qesh
A.TREBICKA 06.08.2023
/www.qendrapress.com/