Fryma poetike e së dielës me poetin;- Agim DESKU

AK SHQIPNI NË SHQIPËRI

-Fishtiane

Sa herë m’duhet t’flas

Me Shqipninë e Fishtës

Për Shqipërinë e ilirishtës

T’qofsha fal Mbretëresha ime

Shqipni t’vjetër

Kështu burrat t’kanë thanë

S’je ligështue kur pak Shqipni

Ta kanë marrë

Po sot Shqipëri cila më je

E ëndrrave t’mia

Kur për ty kam ba be

Apo po ikën nga shqipja

Me krye n’dhe

Më thuaj Shqipni n’besë t’Zotit

A t’ka mbetë pak Shqipni

T’Gjergj Kastriotit

Prapë Shqipëri t’qofsha fal

Me shumë Kosovë

Tek ti dua me ardhë

N’shtëpi t’Fishtës dua me qëndrue

Nëse deri t’vi nuk ka me u rrëxue

Pak Shqipni dua ta gjej

n’Shqipëri

Atë copë që më jep emër

Dhe m’rri mu n’zemër

Me të cilën që nga fëmijëria

Jetoj dhe këndoj çdo ditë

Pi dhe ngriti gotën për pak Shqipni

Në Shqipëri

Eci me lutjet

Të më mbetësh gjithmonë

Zanë

Kur burrat e dheut

Të quanin Nanë.

Riprezentim,AGIM DESKU

/www.qendrapress.com/