Reagime për shfaqjen hyrëse në Dokufest
Një shfaqje hyrëse e Dokufestit me performancë nudo ka nxitur reagime të shumta. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani e quajti të tmerrshme dhe të papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar siç tha ai, antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë, shkruan Arbresh.info.“Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë. Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi.”, ka shkruar Rrahmani në Facebook. Tutje ai u shpreh se nuk do të lejojnë që këto “degjenerime” të ndryshojnë vlerat e vendit ynë.