Përurimi i Kullës së Samadraxhës, kushtuar Dëshmorëve të Ballit Kombëtar dhe Dëshmorëve të gjitha kohërave që nga viti 1912, deri te lufta e fundit e UÇK-ës.

                 Balli Kombëtar Republika e Kosovës – Me rastin e përurimit të ,,Kullës së Samadraxhës, kushtuar Dëshmorëve të Ballit Kombëtar dhe Dëshmorëve të gjitha kohërave që nga viti 1912,e gjer te lufta e fundit e UÇK-ës. Balli Kombëtar falemenderon Kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali MUHAREMAJ, Shoqatën për Trashëgimi Kulturore PLISI, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuo në realizimin e saj. – Manifestimin e hapi z. Qazim Voci, i cili të pranishmit i njoftoj me Historikun dhe kontributin e dhënë në të gjitha kohërat fshati Samadragjë, si dhe historikun e Dëshmorëve të Kombit. – Me fjalë përshëndetëse u paraqitën: Z. Bali Muharemaj Krytari i Suharekës,z. Selmon Berisha Kryetar i Ballit Kombëtar, Gjeneral z. Kudusi LAME, Doktor z. Admir Sinamati Krytar i Partis Demokratike Kukës, z. Naim Bylykbashi Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së – Samadraxhë. – Bedri Çejku Krytar i Ballit Kombëtar Prizren – Fjala përshëndetëse: Me rastin e përurimit të ,,Kullës së Samadraxhës: – Motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj të nderuar familjar të DËSHMORËVE, MARTIRËVE dhe VEPRIMTARËVE TË KOMBIT TË GJITHA KOHRAVE, përfaqësues të MEDIAVE dhe ju të pranishëm, ju përshëndes. – Njëherit e përshëndes Kryetarin e Komunës së Suharekës zotri Bali MUHAREMAJ, nën patronatin e të cilit mbahet ky MANIFESTIM kushturar,,Kullës së Samadraxhës,, dhe Shoqatën për Trashëgimi Kulturore PLISI, bashkorganizatore e këti manifestimi. – PONJASHTU I PËRSHËNDES: – Zotri Selmon BERISHA – Kryetar i Ballit Kombëtar të Republikës së Kosovës – Mbesën e të madhit Xhafer DEVA, zonjën Fatmire DEVA. Kryetare e Forumit të Gruas të Ballit KOMBËTAR. – Gjeneralin e USHTRIS zotri Kudusi LAME- – Doktor zotri Admir SINAMATIN – Kryetar i Partis Demokratike KUKËS. – Zotri Naim BYLYKBASHI Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së – Samadraxhë. – Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm ta falin gjakun për ardhjen e lirisë. – Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët prore në mendjet tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj në valim në sheshet tona të LIRISË. – Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E atij populli që synon ta fitojë lirinë, Bashkimin Kombëtar shekuj me radhë dhe që don e din ta ndërtojë ate. – Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, më e lart e ngritur, deri në piedestalin e vetëflijimit. – Dëshmorët ringjallen sot dhe festojnë bashkë me ne LIRIN, dëshmorët janë ata që dhanë jetën për LIRI sakrifikuan jetën e tyre duke luftuar dhe duke derdhur gjak. – Një dajë i imi i moshuar Gani Spahiu tani më i ndjerë më pat thënë:\ “Lulet më te bukura janë lulet e lirisë” \, e unë kureshtar si i ri që isha e pyeta:\ ” E ku rriten këto lule ? \”. – Ai me shumë dashuri mu përgjegj: \ “Ato rriten në vendet ku kanë rënë dëshmorët dhe ujiten me gjakun e tyre \”. – Ata jetuan për ne. I kemi prore gjithkund e gjith-herë. Me një diell në gji, me një shqiponjë në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri. Në paqë e në luftë, në fushë e në mal. I ke atje, këtu, kudo…Një varr, një gurë, një lapidar, një përmendore, një kullë. Lapidarë të lirisë ishin vetë ata, që u bënë flakadanë të përjetësuar. Diell me rreze të lira, me dritë pranë lirie. – Bashkimi po vjen. Sa shumë krushq që paska për dasmën e madhe të lirisë. – Liria bashkohet me Atdheun. Dritësim diellor, rrezegjak. – Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne. – Ata janë vetë liria jonë. – E ne sot këtu këtyre Luleve të LIRIS, po ua hjekim pluhurin e harresës dhe me kët KULLË të ngritur po i përjetësojmë në PAVDEKËSI… – Më lejoni tju njoftoj, se Balli KOMBËTAR ka nderin dhe Krenarin këtyre DËSHMORËVE – MARTIRËVE dhe VEPRIMTARËVE TË QËSHTJES KOMBËTARE T’JU NDAN NGA NJË MIRËNJOHJE POSMORTUM: 1.Ramë BLLACA, 2.Shaban POLLUZHA, 3.Adem VOCI, 4.Qazim BAJRAKTARI, 5.Nuhë QERIMI, 6.Mulla NURA, 7.Sefë BAJRAKTARI, 8.Jashar BAJRAKTARI, 9.Shaban MAZREKU, 10.Mehmet HOXHA, 11.Sefer Nezir KLEÇKA, 12.Ajet RUSHITI, 13.Ahmet Latif GASHI, 14.Luan Ahmet GASHI, 15.Adem Hasan SELIMI, 16.Hasan KABASHI – ( Viti ), 17.Sali UKELLA – ( Kpishicë Pejë ),18.Xhemajl Bardhok SEFERI, 19.Fazli Kadri SEFERI, 20. Zenun KEPA, 21. Ibrahim LUTFIU, 22. Hasan Hysen BUDAKOVA, 23. Iljaz AGUSHI, 24. Mehmet GRADICA, 25. Zekë BAJRAKTARI Dëshmorëve të Kombit të gjitha kohërave… Për ne luftuan Për ne u flijuan Kurrë s’u dorëzuan Deri në liri I kujtojmë në çdo përvjetor Dhe krenohemi me ta Pa dëshmorët e kombit Nuk do të kishim LIRI – Përurimin dhe prerjen e shiritit të KULLËS e bën Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali MUHAREMAJ dhe Kryetari i Ballit Kombëtar Republika e Kosovës z. Selmon BERISHA. – Në programin festiv u prezantuan shoqëritë kulturo artistike me këngë dhe valle popullore, si dhe artisti i mirënjohur Çun LAJQI recitoj në nivel kulminant vargjet e njohura të madhit Gjergj FISHTA. LAVDI DHËSHMORËVE TË KOMBIT TË GJITHA KOHRAVE PËR LIRI DHE BASHKIM KOMBËTAR…/Shkruan; Bedri ÇEJKU,transmeton www.qendrapress.com/.