Fryma poetike e së dielës me poetin:-Gëzim AJGERAJ
TË KESH FRIKË!
—————————-
Ulur në divan e i marr vesh
Lajmi i ditës fillon me krim
Ku jemi nisur e nga po shkojmë
Urrejtja e krimi jan bërë si ushqim
Në rrugë në punë në kafene
Të kesh dhe frikë të zë tmerr
Dhe po të shanë, vë gojës fre
Të mos zë këmba ndonjë *gangster
Ky vendi im, ky vendi i ytë
kudo urrejtje e interes
Është mbyt në krim, në krim është mbytë
Krisma përditë dikush po vdes
Ndaj tek ballkoni ftova komshiun
Të pijmë një kafe plot qetësi
E për lakmi, kafe e llafe
Me plotë respekt e fqinjësi
/www.qendrapress.com/