Molliqaj: Kryeministri dhe kryetari i Asociacionit do të kenë disa kompetenca të barabarta

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nëse themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, kryetari i tij do të ketë kompetenca të barabarta me kryeministrin e Kosovës.

“Mundem të them që keni me lexu kompetenca të barabarta të kryeministrit dhe kryetarit të Asociaionit… leximi jonë është që Kurti e ka pranuar, jemi në fazën e pranimit…”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Tutje, Molliqaj ka thënë se drafti për Asociacionin i propozuar për Qeverinë e Kosovës nga ShBA në përmbajtje është i njëjti me propozimin e Edi Ramës.

“Nga ajo që unë kam lexuar, nuk e di a është zyrtari, drafti i Asociacionit e kam lexuar atë që e kanë dërguar amerikanët në Qeverinë në Kosovës dhe atë që e ka dorëzuar Edi Rama në… është i njëjti, sipas meje, është i njëjti. E kam lexuar një version, por informatat që i kam thënë se është i njëjti… Të dyjat sipas informatës sime”, tha ai.

 

Molliqaj u shpreh se korniza e dialogut në Bruksel e ka në qendër Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin sipas tij, kryeministri Albin Kurti e ka pranuar.

“Korniza e dialogut të Brukselit në qendër e ka Asociacionit, marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit po ashtu e kanë në qendër, të dyjat i ka pranuar Albin Kurti. Tani janë dy shpjegime se çfarë ka ndodhur… tani jemi në fazën ku dy lexime janë aktuale, njëri prej tyre është që mos me zbatu marrëveshjen që e ka pranuar, nëse është kështu e mbështes, nëse e pranon do të më ketë kundërshtar. Leximi jonë është që ai i bën këto veprime për t’i shtyrë sa më shumë që mundet kornizat që iu kanë vendosur”, tha ai.