E diela poetike me poeten;-Irena BIDA
Dhe vritet një dashuri …
Çasti sjell me llahtar trishtimin ,koha dyzimin,
ku lindin shpresat , për jetën ,vazhdimësin.
Në pritje , shuhen ëndrrat ,
buzëqeshja , jeta e një fëmije , pafajësit…
Dhimbje ,oh…sa dhimbje mbjell,
kjo kobë , që fjalë të thuash, s’ gjen .
Në rrendje vrullshëm të një ambulance ,
Shuhet një jetë, filiz i njomë ,lastar në lulëzim…
Dhe vritet një dashuri …
Si shuhet para syve të prindit , një fëmi …!?
Oh… zemra e nënës , mbytur në lot , ngashërim ,
sa e pamëshirshme , vdekja vjen rrëmbim …
U desh të përgjakej toka mëmë ,nga një i mërguar,
atje, ku ndahen botët, e jetës më të mirë .
I huaj për vendin ,mbeti zemra e ngrirë
dhe tokës shqiptare ,i shtohet ëngjëll martirë .
Kur do shterrojnë lotët e popullit tim…!?
Kur do mbyllen plagët ,që s’ po gjejnë shërim…!?
O kurbet i zi, një jetë e pafajëshme ,në hamëshim…
O vendi im , ç’ është ky mallkim…!?
Irena Bida
/www.qendrapress.com/