Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA
LUTJET PËR DASHURI
——————————-
Në vendin e hirit të flijimit
rridhnin lutjet posi lum
klithje shpresa e ofshama
shprishin dallgët e pafund.
Shtruan vargjet në thellësi
shtyrje thyerje të mos ketë
e çiltër me thjeshtësi
të qëndrojë mbi vetull.
Në kështjellë le të bekohet
dashuri e çiltër le të përjetësohet
kur të përulet lule le të mbjellë
e kur ngritet valle le të hedh.
/www.qendrapress.com/