Diell dhe vranësira të lehta, kërkohet kujdes ndaj rrezeve UV
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Sipas IHMK-së, sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP. /Telegrafi/