Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ajne IBËRHYSAJ
KUR TË DUASH EJA
—————————–
Drita ime e vargut,
I hap krahët e asnjëherë nuk ngopesh
me përqafime e dashuri.
Fryma e shpirtit tim
Me plot rreze e dlirësi
Ne çdo fjalë t’i ndiej rrahjet e zemrës
Më ngjan se trishtimi shkrihet ndër valë
Përqafimi strofave të pafundme
Ndjenjat çmendurisht
Me vrull shtërngojnë gjoksin
Rrahjet e zemrës
Si hapat e fëmijëve kur lëndojnë këmbët
Dënesin e fshajnë
Ti, njëmend je ëngjullor
Zemra ime – pranë teje gjithmonë
Shpërthen e të njëjtat dallgë
Aq sa unë unë, s’iu bëj ballë
Jepem pa fjalë.
Si një dashuri e parë
N’mëkat me ty bie…
Si të hesht ?
Ajo më vret në shpirt.
Këtu jam, kur të duash, eja …
www.qendrapress.com/