Ministri Maqedonci: FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë
Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, në daljen e tij të parë publike si shef i këtij dikasteri, ka njoftuar për ndryshimet që e presin Forcën e Sigurisë së Kosovës. Maqedonci u shpreh se do të mundohet që me nder t’i kryejë të gjitha shërbimet në mbrojtje të atdheut derisa shtoi se, për zhvillimin e tij, bazamenti ka qenë UÇK-ja, ku ai kishte shërbyer, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që ka kam kaluar më kanë Ministri Ejup Maqedonci foli edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës e ka ndarë për transformimin e FSK-së, e që tha se është rritur për 120 përqind.“Ky buxhet ka ndikuar dukeshim në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj”, tha ai.Maqedonci bëri me dije se, në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit. /Reporteri.net/.