Fryma poetike e së dielës me poeten:-Valbona R,HADRI
Dëshpërim
———————————
Ata arritën kulmin e pabesisë,
Kur shpallen se duart e arta
Do të jenë përplot me tridhjetë e gjashtë shprehjet e shkruara.
Dhe se vetëm ata qenkeshin të mençurit.
Por fjalët e tyre u tretën,
si flluskat.
Të pafajshmit nxorën lot dëshpërimi, ndërsa lajmëtarët i’u grahën kuajve, me urdhërin e lartë,se një ditë edhe ata do belbëzojnë në rrokje.
Më mirë do të bëhet psherëtiu misionari me zërin e mekur.
Në dimrin e parë,
Copëzat e bukës në sqepin e trumcakut u thanë nga erërat tunduese .
Mendjet e humbura u tretën në vajin e zogjëve të vrarë duke sjellur pamjet e një fundi, të magjes në të sosur.
/www.qendrapress.com/