Dy motoçiklistë goditen nga një veturë në Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” të Prizrenit, ku një veturë ka goditur dy motoçiklistë.Burime brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy shoferët e motoçikletave kanë marrë plagë serioze dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por njëri prej tyre më pas është transferuar në QKUK. Ndërsa shoferi i veturës, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor për intervistim.Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.