Po ulen temperaturat e larta, IHMK-ja paralajmëron rrufe e shi

                             Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 31-35 gradë. Sipas IHMK-së, gjatë së martës do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Ato gjatë ditës pritet të shkaktojnë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.“Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.Instituti ka bërë të ditur se edhe e mërkura do të veçohet me mot të freskët, ku temperaturat do të shënojnë ulje. Do të ketë edhe riga të dobëta lokale të shiut. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë së enjtes dhe së premtes.“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.