Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hidajete HASANI

KITARA

————————

Në tavolinën time

Fletët e Librit i lëkund era…

Kitara e hedhur në kanape

Doja një këngë nga Orfeu

Jashtë shelgjet varnin

Flokët e gjelbërta

Yjet e katërta

Duken sikur bien

Buzë Jonit të ngrohët.

Në veten time

Fle një histori

E përbotshme plot zhurmë

Unë ec e s’ndaloj

Vargjet e mija do jen kudo

Në tokën e ngrohët

Në lule me bari

Në valë e det

Në yje e hënë

Në fusha e male

Edhe në plisa..

Edhe në dashurin

Unë shkruaj për gjithçka

Teli i kitares lëshon zë..

Kënga jehon ,deriiii atjeee.

/www.qendrapress.com/