Vritet një person në Prizren, i dyshuari në arrati

                        Një person ka vdekur si pasoje e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Prizren.Lajmin për vdekjen e një personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Reporteri.net.“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt një viktime meshkull”, ka deklaruar ai. Tutje Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia ”, ka deklaruar Bytyqi. /Reporteri.net/.