Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Agim DESKU
TË FALEM
Kush më fal
Këtë fjalë
Sa të bukur
Sa me mallë
Nga vjen kjo fjalë
Sa e rrallë
Sa e bukur
Sa e bardhë
Më ngjanë në yje
Dhe në përrallë
Në diell shkëlqimi
Më ngjanë në hënë
Kur më buzëqesh
Bëhet fluturë e perëndeshë
Të falem
Në këtë fjalë
Dikush këndon
Një zemër fton
Vargun e lirë
Ta them unë
Apo ma thua ti
Je Ti ,Unë
Apo ,Unë jam Ti
Në këtë fjalë
Je Ti engjëll perëndie
Zot e lot
Varg gjithësie.
Sa jam krenar
Për këtë fjalë
Jam krenar
Që jam shqiptar
E faqebardhë
Në toke të Ilirisë
Ku valon flamuri
I Shqipërisë
Jam krenar
Për fjalë të nderit
Pse jam stërnip
I Gjergj Skenderit
Dhe ma të madhes
Bijë të Shqipërisë
Nënë Terëzes
Bamirësisë
Që i fali shpirtin
Yjeve të gjithësisë.
/www.qendrapress.com/