Fryma poetike e së dielës me poeten;-Alisa Sila
Dua të nxjerrë mall
———————————–
O pëllumb
Krahë bardhë
Që gjezdis dynjanë
Shko qëndro në Çamëri
Të më shuash mall
Shko,fluturo
Në çdo krahinë
Shko në cdo luadh
Për Çamërinë
Vendlindjen time
Malli më ka marë
Se fare i vogël ika
Në mes plumbave
Dhe klithma
Kaluan vite.ikën tutje
Unë këtu u rrita
Më kalojnë
Si në ëndrra
Bukuritë e tua
Të kujtoj e kam mall
Zëmra mu copëtua
Çamëri kurrë stë harroj
Pranë pres që të vijë
Të nxjerr mall
Që më mundon
Të vijë për gjithnji
Të shpërndarë
Nëpër bote
Mendjen te ty kemi
Nuk flemë gjumë
E s’gjejmë rehat
Gjersa aty të vemi/www.qendrapress.com