Fryma poetike e së dielës me poetin;-Refki RESHITAJ
BABË, S’E DIN ÇKA ËSHTË EVLADI !
—————————————————–
(Vargje nga qyteti karantinë)
N’ karantinë po rrijmë n’ shtëpi
Dhe gjithëçka na bënë vaki
Rrijmë n’ oborre e n’ shtëpi brënda
Dëgjojmë fjalë që s’ na i rrok mëndja
Mua më ngjau kjo ndodhi
Me vesh t’ mi një fjalë ta ndi
Me gojë të vet ma tha Esadi
Babë, s’e din çka është evladi
Rrinte ulur me gajle t’ huaja
Dy djemtë n’ prehër ia lëshoi gruaja
– Mbaj, tha pak, se i ke fëmijë
Veq një kafe të dalë ta pi.
Nuk shkoj larg,këtu ke kunata
Ish’ merzitë tepër e ngrata
Nuk është mësuar t’ rri n’ shtëpi
Pa dalur s’ paku ndër kojshi
Dol për kafe, jo për zor
Por, që i zgjati mbi tri orë.
Nuk e kishte dert Selvia
E kishte lënë burrin ke shpija
Ky i ngrati me dy fēmijë
Hallin veq Zoti ia di
Njëri qesh e tjetri qanë
E kërkojnë t’ shkretët mamanë.
Unë e shihja si të mjerin
– Merre, më tha, mashtroje njërin
Pse m’ shikon, mos të habita ?
Merri pak, se i ke nipa !
Jo, i thash,me dorë s’i prekë
Fëmijtë e duan nënën e vetë
– Po, pse nënën,kur m’ kanë mua
Ti s’e din sa shumë i dua !
Dhe një fjalë baba ta them
Është sahi, e jo ndoj rrenë
Dëgjo mirë ç’ të thotë Esadi
Ti s’e din çka është evladi
Jo s’ e di, thash, e vërtetë
Me ty i kam gjithësejtë tetë
Ju kam dashtë, e ju kam rritë
Ç’ është evladi s’ paskam dijtë ?!
I thash kështu,por u pendova
Kësaj radhe s’ ia qëllova
Një gjë mirë duhet me e dijtë:
Nënë e babë i rrisin fëmijtë !
……..
Therandë, 17 prill 2020
/www.qendrapress.com/