Themelohet Lidhja e Bizneseve të Kosovës
Është themeluar sot Lidhja e Bisneseve të Kosovës, e cila ka për qëllim për ti adresuar të gjitha nevojat e domosdoshme si ligjore e ato teknike, pranë institucioneve përkatëse, duke ofruar shembuj konkret si rrugëzgjidhje për rritjen e ekonomisë së vendit dhe promovimin tuaj brenda dhe jashtë vendit.
Poashtu, bizneset në Kosovë që tani e tutje, do ta kenë një mbrojtje dhe përkrahje për një klimë më të përshtatshme të të bërit biznes.
Deri më tani pjesë e anëtarësimit në Lidhjen e Bizneseve janë mbi 150 kompani të profileve të ndryshme prodhuese, tregtare, sherbyesem , financiare dhe tjera, po ashtu edhe disa shoqata të sektorëve të ndryshme, ku kryetar i Lidhjes është Besart Dreshaj.
Njoftimi i plotë:
Të dashur afaristë
Lidhja e bizneseve të Kosovës, është institucion në sherbim të ekonomisë kosovare, si partner konstruktive i institucioneve shtetrore te Kosovës, partnere ne dialogun social si dhe promotor i politikave zhvillimit ekonomik.
LIDHJA e BIZNESEVE të KOSOVËS, është vendi ku bizneset takohen, shkëmbejnë ide dhe ndertojnë partneritet të fuqishëm. Ne ofrojmë mundësi eklusive të rrjetizimit, Ne ju krijojmë mundësi komunikimi, mes bizneseve kosovare me bizneset vendore, rajonale, diaspores dhe shteteve të BE, USA dhe me gjerë.
Me ekspertet më të mirë, e me ekipën profesionale që i ka brenda saj ,me përvojën e jashtëzakonshme të biznesmenëve e afaristëve, dhe të tjerëve që do të n’a bashkëngjiten, do të kontribuojmë për një klimë më të favorshme në aktivitete të bizneseve, duke i ndihmuar në atyre të zgjerojnë operacionet, të rrisin prodhimin dhe të eksportojnë jashtë kufijve të vendit.
Misioni qenësor i Lidhjës, do të jetë; krijimi i një fryme për partneritete ekonomike vendore dhe partneritete ndërkombëtare, me besim të plotë se, do të përmirësohet ambienti i të bërit biznes në Kosovë; të mbështesë dhe promovojë biznesin e afarizmin vendor dhe ndërkombëtar, të promovojë prodhimin vendor për eksport, dhe të ndihmojë e këshillojë bizneset e reja (‘start up’) si dhe të mbrojë këto biznese me të gjitha rrugët e mundshme mbi krijimin e partneriteteve me beneficione të ndërsjella ndërmjet akterëve të ndryshëm në biznes, të sjellim bashkë-përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të biznesit për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja, si dhe për të ndarë strategjitë dhe inovacionet e suksesshme në fushën e biznesit. Në këtë mënyrë, Lidhja e Bizneseve kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë lokale dhe të sektorit privat në përgjithësi. Përfaqësimin e interesave të anëtarëve të saj në aspektin e veprimtarisë së tyre ekonomike, përmirësimin e klimës së berit biznes në vend. Promovimin e prodhimeve vendore dhe integrimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë, Diaspore, dhe vendet tjera. Nxitjen e investimeve në ekonominë e Kosovës, në veçanti në tërheqjen e investimeve direkte nga jashtë. Bashkëpunimin dhe kordinim me shoqata dhe organizatat brenda dhe jashtë vendit.
Deri më tani pjesë e anëtarësimit në Lidhjen e Bizneseve janë mbi 150 kompani të profileve të ndryshme prodhuese, tregtare, sherbyesem , financiare dhe tjera, po ashtu edhe disa shoqata të sektorëve të ndryshme.
Udhëheqja e Lidhjes paralajmëroi se në ditët në vijim, do të iu njoftojë përmes konferencave të saj për media, për programin dhe organet udhëheqëse në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës.