Dita e Dëshmorëve është dita më e rëndësishme nga gjithë ditët e shënuar pohojnë në Prizren
Për të nderuar “Ditën e dëshmorëve në Prizren”,15 shtatorin sot, shoqata e dala nga lufta në Prizren dhe nënë kryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi së bashku me zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe pranë Monumentit të lirisë në Prizren dhe t dëshmorëve të kombit . Për këtë ditë të Dëshmorëve nënkryetari i komunës Kujtim Gashi sot, ka theksuar se kjo është datë më rëndësishme nga gjithë datat tjera, neve na mbetet të kujtojmë lavdinë e dëshmorëve dhe atyre që këtë ideal edhe sot po e mbrojnë.
Kurse Prof dr Kadri Kryeziu ish kryetar i parë i pasluftës në Prizren Kadri Kryeziu tha se kjo datë ka rëndësi të madhe dhe të veçantë, prandaj do të kërkoja nga kryetari Totaj që të nxjerrin një rregullore që këtë datë të bënë datë kujtim i për të gjithë dëshmorët e kombit të komunës së Prizrenit.Isa Berisha sekretar i OVL Dega në Prizren , pohoi se kjo datë rikujton të gjithë dëshmorët e komunës së Prizrenit që janë 187 dëshmorë, por ai pohoi se kjo datë sivjet nuk u shënua si e meriton.
Data e 15 shtatorit në vete bartë edhe krenarinë e kësaj komune.