Fryma poetike e së dielës me poeten;- Tixhe Rexha GËRQARI
MOS TJU DHIMBEM
——————————-
Mos tju dhimbem kur të vdes
Se edhe gjethet vyshken e kalben në tokë.
Po ne pranverë dalin gjethe të reja.
Jeta është evolucion
Mos tju dhimbem nëse vdes
Se veç mbaron koha ime
Aq e kisha riskun për këtë jetë
Mos tju dhimbem nëse hy ne tokë
në ketë tokë qe e dua ma shumë se veten
por keni dhembje për mua nëse vdes e gjallë
E kështu mos vdeksha kurrë duke frymu pa jetu.
/www.qendrapress.com/