Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albulena LETAJ

Ti…

——————————

Ti ishe në iluzionet e mia

Imagjinata ime

Kishte të ngjarë në ty

Ti je gjithçka në jetë

Që unë e kërkova

Natën edhe ditën

Dritë më je për sytë

Ditën kur të njoha

Botën e ndalova

Botëkuptimin tim

Për jetën e ndryshova

Jeta ime mori

Komplet tjetër kuptim

Ti je vet jeta

Ti je shpirti im

Jetoj për ty

Me ty dua të plakem

Frymë për frymë

E dorë për dore

Në të mirë e në të keqe

Deri në çastin tim të fundit

Gjithmonë me ty prore

/www.qendrapress.com/