Çaste poetike me poeten;-Mercedes GEGA
Unë
—————————–
Unë kam vetëm një të keqe në jetë
( Mos u tremb është vetëm nji )
I dashuroj ditët me shira
Por me dimrat s’bëj kurrë shoqëri.
S’kam gen pranvere, mos ëndërro
Por një stinë puthjesh mbaj në gji
Marrosem mbas një gjethe pjeshke
Dhe mbas një burri me sy gri.
Mos u gënje nga buzëqeshja ime
As ftohtësia e syve të mi
Unë kam luftuar shpesh me dallgët
Të bëhem kjo që jam tani:
Një qiell i mbushur
me liri!
/www.qendrapress.com/