Presidentja Osmani takon shqiptarët në Zagreb dhe Rijekë të Kroacisë
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me diasporën e Kosovës atje. Osmani ka qëndruar me diasporën kosovare në Zagreb dhe Rijekë, kontributi i të cilëve tha se është i çmueshëm për raportet Kosovë-Kroaci, shkruan Reporteri.net. “Takime të pabesueshme me diasporën tonë të dashur në Zagreb dhe Rijekë, të cilët kanë luajtur një rol historik në tapiceri të kulturës dhe shoqërisë kroate”. “Kontributet e tyre të çmuara qëndrojnë në themelet e partneritetit të fortë midis vendeve dhe popujve tanë”, ka njoftuar Osmani. /Reporteri.net/