Sot më ngrohtë, temperaturat deri në 27 gradë
Mot më i ngrohtë parashihet për ditën e premtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 13C, e ato maksimale pritet të shkojnë deri në 24C e 27C.
Ditën e shtunë vranësirat fillojnë të shtohen mbi vend, e nga pjesë perëndimore priten edhe të reshura shiu orëve të pasdites, me mundësi që të kalojnë edhe në pjesë tjera të vendit gjatë natës, apo mëngjesin e së dielës.
Të dielën gjatë ditës do të ketë intervale më të gjata me diell.