Fryma poetike e së dielës me poeten :-Asllan MIFTARI

EGOJA…

——————–

Gjer në hatërmbetje shkuam me një mikun tim

E doja aq shumë, por ja që ndodh gjithçka në jetë

Ngulte këmbë si ai…..në baltë, për një sugjerim

Ndonëse për këshillën, kisha unë të drejtë !

Të bindej i thoja, sepse isha plotësisht i sigurtë

E kisha peshuar mirë fjalën, para se t’a flas

Siç e ka dikush në rrënjë egon e sëmurë

Përdridhej e rrëshqiste, si vaji kur e hedh në atllas* !

Një mikut tim Profesor i shkruaja, për siguri të plotë

I fushës në fjalë ishte e i them, ku qëndron e vërteta

Ti je plotësisht në të drejtë o mik me tha

Por nga të tillë ik, se çfarë s’ përmban jeta !

Mësim të vyer mora nga ky pësim

Se pa pësuar diçka, njeriu nuk mëson

Ndaj me zemër të falënderoj i dashur mik

Se nga ti mora mësim, madje të artin Medaljon !

/www.qendrapress.com/