E mërkura poetike me poeten;Meri MEZINI
DASHURUAR ME MEMESINE
—————————————-
Eh… sa shumë duron një grua,
në vënd të puthjeve, kafshohet me dhëmbë,
trupi i saj s’merr prekje të ëmbla,
njolla dhunë, plagë në ç’do vend.
E sa gra i nënshtrohen fatit,
lindin fëmijët dhe s’i braktisin kurrë,
bashkëjetojnë me dhimbjen, lotojë në heshtje,
thonë për fëmijët do duroja më shumë.
Kjo është gruaja, e martë e mira,
jeton ç’do ditë me shpirtin ndërdhëmbë
nuk bëri kurrë jetën që deshi,
jeton vetëm për të qënurit nënë.
Gratë gjejnë forcë dhe durojnë shumë,
por jeta me to është hileqare,
disa prej tyre ju fali parajsën,
disa të tjerave ju dha vetëm halle.
Çdo grua dashuron pafund mëmësinë,
vendos pa frikë veten të flijoi,
Ajo duron çfarëdolloj dhimbje,
që familjen e saj të mos e shkatërrojë.
/ëëë.qendrapress.com/