Ja cilat ushqime shkaktojnë akne

Keni probleme me aknet? E keni menduar ndonjëherë se përveç shumë faktorëve të tjerë, ushqimi ka një rol te madh ne shëndetin dhe lëkuren tonë?

Jo me kot është edhe shprehja “Je çfarë ha!”

Produktet e qumështit

Qumështi nuk i bën mirë fytyrës! Një studim i fundit nga “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” tregon se mund të ketë një lidhje midis konsumit të qumështit dhe daljes së akneve. Fajin e kanë hormonet tek produktet e qumështit.

Sheqeri

Ja një tjetër arsye pse duhet të hiqni dorë nga sheqeri. Ai shkakton shpërthime aknesh, sepse është pro-inflamator. Aknet konsiderohen si një inflamacion dhe dikush me një gjendje të tillë, duhet të ndjekë një dietë anti-inflamatore.

Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat. Hani fruta dhe nëse doni patjetër diçka të ëmbël, zgjidhni mjaltin.

Buka

Nëse jeni të prirur të keni akne, buka, bagetat, kruasantët e përkeqësojnë situatën. Gruri shkakton inflamacion dhe për të larguar problemin e akneve, duhet të largoni inflamacionin nga trupi.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit bllokon poret rreth gojës dhe krijon një lloj inflamacioni përreth faqeve dhe vijës së nofullës. Kjo vlen si për vajin e kokosit të aplikuar në lëkurë, ashtu edhe për atë që merret përmes ushqimit.

Kikirikët

Kikirikët përmbajnë një androgjen, i cili përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e qelbit. Kikirikët e bëjnë përgjithësisht lëkurën më të yndyrshme. Përdorni në vend të tyre bajamet, të cilat nuk ndikojnë në nivelet e androgjenëve.