Sot vranësira më të dendura, pasdite reshje shiu
Vranësirat vijnë duke u dendësuar ditën e premtë, e pasdite të reshura shiu përfshinë pjesët perëndimore të vendit, e që deri në mbrëmje kalojnë edhe në pjesë tjera, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.
Do të fryjë erë mjaft e fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-15m/s, me hove edhe mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit, që edhe mund të shkaktojë dëme në konstruksione të dobëta. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, ndërsa ditën maksimalet shkojnë deri në 20C e 23C, njofton Prishtina Weather.
Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira e shi parashihet ditën e shtunë mbi vend, me temperatura maksimale prej vetëm 12C e 13C. Intervale me diell do të ketë ditën e diel, por gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu, me më shumë gjasë në perëndim të vendit. Temperaturat maksimale sërish shënojnë rritje deri në 17C e 18C.