Arrihet marrëveshja, minatorët e “Trepçës” ndërpresin grevën

Minatorët e “Trepçës” kanë ndërprerë grevën, të cilën e kishin filluar para dhjetë dite, shkruan gazeta online Reporteri.net. Siç raportohet në media  marrëveshja ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë është arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga Sindikata e Trepçës nuk kanë dhënë ende detaje rreth kësaj ujdie. Kërkesat e minatorëve ishin për realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës.  /Reporteri.net/