Fryma poetike e së dielës me poeten ;-Valbona KOLAVERI

MË DUHET KJO DASHNI

—————————————–

Më duhet kjo dashni,

Dhe dy sytë e tu

Plot dritë

T’më puthin ëndrrën,

Çdo natë

Nën qiej magjish

Kësaj vjeshte harlisur,

Hënës së plotë,

Të gugas me gaz

Le t’më lidhet angështimi

Për grykë,

E frymë, të mos marr

Kur më nanuris në shpirt

Me lule fjalësh,

Pa u ndal

Më duhet kjo dashni,

Të shtriqem n’të paqtimesh,

Çdo ditë

E çdo natë.

/www.qendrapress.com/