Fryma poetike e së dielës me poeten ;- Razije HOXHA
Edhe një herë
——————————
Si çdo i dashuruar i mjerë,
të kërkova edhe njëherë,
mes vesës,mes lulesh,
në mëngjesin e sapo zbardhur.
Edhe njëherë,si çdo herë!
Edhe pse e dija,
se ti nuk ke ardhur!
Si çdo i dashuruar i mjerë.
tërë ditën u zvarrita,
deri te këmbët e saj,
çast pas çasti të prita.
Edhe pse e dija,
se s’do të vije asnjëherë!
Të kërkova,
edhe njëherë,si çdo herë.
Siç do i dashuruar i mjerë,
u fsheha pas perdes së muzgut,
dhe qava dëshpërueshëm,
edhe njëherë!
Edhe njëherë,
si çdo herë!
/www.qendrapress.com/