Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Lindita PRENGA
hokatar gjer në vdekje shijes së mushtit.
Dergjur në shtratin e epokës ..Kush?
themelosun kalasë së ndërtuar mbi erë.
Mplakun nga pritja e t`papritshmes
rrudhosun nga i ashtuquajturi efekti serë.
Kur mplaken ëndrrat ballit të moshës
e kur e qeshura zen vendin e heshtjes.
Mbetesh fëmijë në mitrën e kohës
zanafillë e një oshëtime me forcën e jetës.
Kur mplaken ëndërrat në prehrin e diellit
zhurmueshëm rrethohen yjet kurorë.
E toka nis rrotullimin si gjithmonë prej hiçit
pastaj lis e rrem mbulohen me borë.
/www.qendrapress.com/