Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Gëzim AJGERAJ
MISTER
—————————
Është shumë e çuditshme,
ajo që mësojmë në jetë
e flasim gjithmonë për të,
e i thonë dashuri.!
Edhe Zoti thotë: duajeni njëri – tjetrin,
njerëzit gjithashtu e thonë,
bile edhe luten për të
lexojnë e mësojnë edhe libra të shenjtë
e lidhen shpirtërisht me ato
në kërkim të parajsës së përtejme
por prapë se prapë
pa e pyetur kodeksin e Zotit
njerëzit kanë marrë frerët e fatit të njeriut
bile edhe armën në tjetrën,
gjithsesi
për t ‘u bërë kriminel’
/www.qendrapress.com/