Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Agron SHELE

Në një cep të harruar
——————————
Në një cep të harruar,
thonë se dielli lind për të djegur dhe shiu për të përmbytur djerrat,
por ka një vend
që për kryefjalë ka rikthimin në origjinë,
pra qeniet e ngritura nga katër këmbë në dy
babaxhanë leshtorë që kanë braktisur pemën
turren pyllit tutje, për dremitjen e një gjumi tragjik.

Aty s’ duhet as mund e as djersë
që ti kalosh në panoramë egzistence,
thjesht një vëzhgim përtej marrëzisë së tyre
dhe ndonjë kafaz për t’ i studiuar,
si të fundit egzemplarë që banuan këtë truall!

Në një cep të harruar
janë mbledhur nga hiçi e asgjëkundi
për shfrenimin e fundit,
të gjithë si kapitenë të ujërave të zeza
dhe në fund:
ah…! Në fund…,
do ngelet një *Noe me shpirtra poshtë këmbëve,
që nuk dihet nëse kanë egzistuar…

/www.qendrapress.com/