Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Vladimir MUÇA
TRILL GJYSHËRISH
————————————
Një trill gjyshërish,
Në një kohë të përveçme,
Nuk e vërteton nevojën për fjalë.
E veçanta përcjell tjetër ndjesi
Në fundin e një shpirti lënë mënjanë.
Trilli, Çfarë ngrohtësia!…
Me ndjesitë e njohura
Mes dhimbjeve për vendin.
Trilli çfarë shtrëngimi!…
I njeriut të pa kujdesshëm,
Harbuar me gjithçka
Syrit të mendimit.
Mbi themele gjyshërish ndërtuar,
Thekur nga trilli për gjyshërit,
Për vitet e mia të harruara,
Mes kërkimit domethënës.
Rikthyer në qoshkun e zemrës time,
I përkas atij syri të gjyshit,
Një bote të madhe vegimesh,
Me mallëngjimin në pafundësi,
Kur i mbyllur në vetvete
Veç ëndërrimi më shndrron në njeri.
Kur në shtrojerë pushoj në qetësi
Marr fuqinë e amëshuar
Nga tjetër trill trashëgimi,
Ballë përballë trillit të gjyshërve,
Oh çfarë përkëdhelie shpirti!…
/www.qendrapress.com/