Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Imer HYSA
MALLI PER TY
Malli për ty është peshë e rëndë
E ndjej në shpirt, më thyen në mes,
Më vjen në gjumë më trazon ëndrrën
Dhe sa hap sytë më përshëndet.
Në mbrëmje vonë hedh sytë në qiell
Ti cili yll shoh mund të jesh,
Kërkoj të madhin sa nje diell
Se sa një diell ishe mes nesh.
Dal e shikoj baçes çdo pemë
Pemët që mbolle i ledhatoj,
Nga malli çahen kokrrat në shegë
Prej mallit tënd zverdhet dhe ftoj.
Në hije të arrës ulem i heshtur
Aty ku dridhje ti shpesh cigare,
Shoh pemët plot me kokrrat pjekur
E ndjej në shiprt të ëmblat fjalë.
Kaluan vitet, gjashtë u bënë
Një fjalë mes nesh më nuk e thua,
Malli që djeg sa shumë na dhēmb
Ta dish se shumë është shimfishuar.
Malli për ty është peshë e rëndë
E kam në shpirt, më thyen në mes,
Më vjen në gjumë më trazon ëndrrën
Dhe sa hap sytë më përshëndet
/www.qendrapress.com/