Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ajne IBERHYSAJ

Buzëqeshja

—————————-

Buzëqeshja lind

Kur sytë tanë

bëjnë dashuri me shpirtin,

Dashuri e krijuar brenda nesh,

Që asgjëson çdo trishtim.

Ngjitur si vello resh

Përqafon çdo frymëmarrje,

Mbështjellë dhimbjen, gëzimin,

triumfin mbi zhgënjimin…

Pikturë engjëllore,

Imazh që mund

Çdo urretje t’egër,

Aq bukur e pigmentuar,

Në telajon e fytyrës tonë:

Buzëqeshja!

/www.qendrapress.com/