Nga sot më ftohtë me më shumë vranësira e shi
Nga sot më shumë vransira e mundësi për shi.Ditën e martë parashihet mot kryesisht me vransira. Paradite mund të ketë edhe riga kalimtare shiu, derisa më shumë të reshura shiu, pritet të kemi orëve të mbrëmjes. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 5C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 10C e 11C, njofton Prishtina Weather.Reshje shiu kohëpaskohe vazhdojnë edhe ditën e mërkurë, por edhe orëve të mëngjesit të ditës së enjtë. Viseve malore priten kushte për të reshura bore. Vransirat dominojnë mbi vend edhe ditën e premtë, kur sërish paraqiten kushte për të reshura shiu, ndërkohë që të shtunën, me rënie të temperaturave, reshjet e shiut shndërrohen edhe në reshje bore. Temperaturat maksimale zbresin nga 10C në 5C ditën e enjtë.