Një zyrtar policor sot është plagosur nga një plaçkitje me armë që ka ndodhur në një argjendari të Suharekës.
Pasditen e së mërkurës si pasojë e të shtënave me armë nga disa plaçiktës në komunën e Suharekës, ka mbetur i plagosur një zyrtar policor.
në rast dyshohet se janë të përfshirë katër persona të cilët ende ndodhen në arrati.
“Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi