Ekspertja amerikane paralajmëron eskalim në rajon: Do të vijë nga paramilitarët serbë
Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me një artikull të mediumit propagandues rus “RT” lidhur me blerjen e disa helikopterëve nga Serbia, shkruan Express. Stradner ka thënë se Serbia ka blerë helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro, dhe se 4 helikopterë të tjerë që i ka blërë i kanë mbetur në Rostov on-Don në Rusi por që s’mund t’i marrë tani. Megjithatë Stradner paralajmëron se esklaimi i radhës në rajon nuk do të nis me grupe ushtarake të Serbisë, por me grupe paraushtarake. Ajo ka bërë thirrje për vëmendje rreth kësaj çështje.“Megjithatë, përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupe ushtarake të Serbisë, por paraushtarake. Kushtojini vëmendje asaj”, ka shkruar Stradner.