Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona KOLAVERI

MUA MË BESO

—————————–

Nëse i beson ëndrrës,

Shpirtin nyje

Do e lidhësh resh

Do rendësh atje,

Për s’di se ku,

Do të presësh

Kur të prijnë fatet,

Dhe ti fshihesh

Gjysmave të hënës

Aty vërtet janë ëngjëjt,

Të flenë gjirit tënd lazdruar,

Por,nuk rrinë për shumë gjatë

Të joshin shpirtin ankthesh

Netësh,aurës kurorë rrethuar

Dhe në zemrën tënde

Do vijnë ato

Fat i largët,

Dua t’më besosh

Veç mua

Falmu sysh

E flake tutje ëndrrën,

Prikë jotja do të jem

Ruajtur arkës mollë për ty

Der të kem gjallë frymën

Do jem këtu kësaj toke

Me ty,

Më ndiq,

Më duaj,

Më puth,

E tek ndezim zjarre,

Le të shuajmë mall

Mos e merr revan,

Të harbosh ndër qiej

Ndale vrapin,

Për tek mua

Të rrëfej ,

Ku më dhembin plagët

Dashninë më lyp

E dashnisht

Më ndiq ndër gjurmë

Mua më beso i dashtun,

Mua…

/www.qendrapress.com/