Fryma poetike e së dielës me poeten;-Violetë KADRIU
URIME DITËLINDJEN, KRYETRIM
( ZAHIR PAJAZITIT)
———————————————
SOT I THEM DIELLIT, KRYETRIM,
LE TË NDRIJË MË MIRË,
EDHE ZANAT E MALEVE KRESHNIKE TË LLAPIT,
LE T’ KËNDOJNË KËNGËN MË TË DËLIRË,
SE SOT KE DITËLINDJEN, ZAHIR ,
VËLLA I GJITHË DARDANISË,
I KOSOVËS MË I NDRITSHMI MARTIR,
ZEMËRDRANGUA I GJITHË SHQIPTARISË!
LAVDI E URIME, ZAHIR KRYETRIMI,
O NARCIS I BARDHË I SHEKUJVE TRIMËROR,
NDËR MIJËRA- MIJËRA VJET TË NDRITTË BETIMI,
O MË I NDRITSHMI YNI METEOR,
THONË SE MARTIRËT E KOMBIT,
VEQ DITËLINDJE E VDEKJE JO, S’ KANË,
SE PËR KËTË DHE E KËTË KOMB TË STËRLASHTË,
EDHE PIKËN E FUNDIT TË GJAKUT DHANË!
LIRINË DESHE MË SHUMË SE ÇDO NUSE TJETËR,
ME LIRINË EDHE VURE KURORË,
N’ DASMËN TËNDE MARRIN PJESË ÇDO VIT,
NGA ANEKËND SHQIPTARIA DASMORË,
LIRIA, NUSJA VESHË ME TË KUQE,
XHUBLETËN MBUSHUR FISHEKË,
O MË I NDRITSHMI I SHQIPTARISË MARTIR,
TË BËN ROJE NË ÇDO QYTET,MAL E SHTEK!
TË RRITI E TË UROI NËNLOKJA LLAPJANE,
VEQ PËR KËTO TROJE TË FRYMOJE,
EDHE NGA VARRI, PO TË JETË NEVOJA,
TË NGRITESHE E PRAPË TË LUFTOJE,
ISHE E MBETE FLAMURKUQ NË KËTË QIELL,
MË I MIRI NDËR YJE, ME SHOKË SHUMË,
EMRI YT JETOFTË E NXEHTË SI DIELL,
KUJTIMI PËR TY LE TË RRJEDHË LUM!
VIOLETË KADRIU,
/www.qendrapress.com/