Çaste poetike me poetin: Qazim THAÇI
Besa e Nëntorit rrugëton ndër shekuj
———————————————
Sa herë vije Nëntori, nga hiri ringritet Anteu.
Jo për të dëshmuar forcën, por për ti thënë.
Kësaj toke se ruan besën e shekujve si kujtim.
Që nga shpata e Gjergjit deri tek plaku i Vlorës.
& & &
Sa herë vije Nëntori,ajo qëndisë dashurinë
Njësoj si Marigona, për të mbajt besën e madhe.
Që nga plaku i Vlorës deri në Prekazin legjendar.
Tek Shtëpia e Besëlidhjes ta bëjnë dasmën e parë.
& & &
E Nëntori vije herë me zemër, e herë me borë.
Po me kënga brez-mali, ka erë Pashtriku,dhe erë Pikëllime
Nënlokja me lotin në qerpik mat madhështinë e Nëntorit.
E Nëntori papë vije si Anteu, për ta thënë forcën e kombit
/www.qendrapress.com/