E diela me poeten prizrenase :Vlora Rexhaj Morina
Trishtim
Ç’na duhet vallë ky shpirt?!
Terri dritën ka gllabëruar
Koha na vrau buzëqeshjen
Agimet na perënduan
Ç’i duhet ëndërrës kujtimi?!
Lejlekët mes flatrash u larguan
Mbeti mes resh përmallimi
Relikti i qiejve t’errësuar
Ç’na ngroh ky diell në gji ?!
Rrugët s’kanë shteg janë harruar
E varkës i mbeti veç hija në valëzën e vetëmuar
Ç’na duhet vallë kjo frymë?!
Frymë e lënduar s’rinon
N’mes nesh mbeti trishtimi
Dhe halli që rënkon!